Kompania Riot Games ka mbledhur rreth dy milionë euro, përmes shitjeve të lojërave të saj, ku të gjitha fitimet do të shkojnë në ndihmën për Ukrainën dhe Evropën Lindore.
Riot Games ka nisur kampanjën e tyre humanitare me qellim për të ndihmuar Ukrainën dhe Evropën Lindore, ku përmes shitjeve të lojërave të saj për katër ditë janë mbledhur dy milionë euro, ndërsa shuma ka tejkaluar shifrën e 3 milionë eurove pasi kompania ka dhuruar vetë afër një milion euro, për ti ardhur në ndihmë organizatave që po kontribuojnë duke ndihmuar Ukrainën dhe Evropën Lindore.
Thank you to players around the world who have raised more than $2m to support relief in Eastern Europe so far! With contributions from Riot, that brings the total to more than $3m to date.
There is still time to donate ❤️
Here’s How: https://t.co/MMrZp374eo pic.twitter.com/ugW8FvhW3m— Riot Games (@riotgames) March 9, 2022
Kampanja humanitare e cila ka filluar nga 5 marsi dhe do të zgjas deri më 12 mars, të gjitha të ardhurat nga shitjet e “Battle-Pass” të lojërave si VALORANT, Legends of Runeterra, Teamfight Tactics dhe Wild Rift, si dhe linja e re “Bee” skin në League of Legends, do ti dhuron për të mbështetur përpjekjet humanitare në rajon.
Donacioni prej afër një milion euro nga kompania Riot Games do të shkojë për tre organizatat jofitimprurëse humanitare si Korpusi Mjekësor Ndërkombëtar, Mjekët pa Kufij dhe Kryqi i Kuq polak. /Telegrafi/