Site icon Telegrafi

Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve

Policia e Kosovës në terren /Foto: Ridvan Slivova/

Njësiti i policisë nga trafiku rajonal në Gjilan, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.

“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë 12 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. /Telegrafi/

Exit mobile version