Ibai Gomez e ka zhvilluar ndeshjen e 150-të me Athletic Bilbaon fundjavën e kaluar.
Ai do t’i ftojë 150 tifozë në një ngjarje në të cilën ata do të hanë ushqim të shëndetshëm dhe në të cilin ai do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tifozëve.
Lojtari njoftoi për idenë në llogarinë e tij në Instagram. Ai e bëri këtë për t’i falënderuar tifozët besnikë që i ka.
“Unë mendoj se kam shumë tifozë besnikë dhe të respektueshëm, gjë që më bën të ndihem shumë fatlum”, ka shkruar ai.
Për të hyrë në konkurs, aplikuesit duhet të pëlqejnë foton në mediat sociale, ta ndjekin llogarinë e tij të Instagram dhe të komentojnë me hashtag ‘# 150conibai’.
Ata duhet ta etiketojnë një person me të cilin do të jenë në këtë darkë, që i bie se do të ketë 75 fitues të zgjedhur.
Në 150 paraqitjet me Athletic, ai 105 i ka në La Liga, 19 në Kupën e Mbretit, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe 20 në Ligën e Evropës .
Ai i ka shënuar edhe 17 gola. /Telegrafi/