Për stërvitjen e tij të parë te Bayern Munich dhe përpara debutimit të tij të pritshëm sonte, Harry Kane mori një palë atlete të reja prototip nga marka Skechers, këtë herë në një ngjyrë të bardhë.
Ka diçka të veçantë që do ndodhë më 17 gusht 2023, pasi atletet shfaqin një revolucion të ri në këtë fushë.
Footy Headlines presin që Skechers do të shpallë zyrtarisht marrëveshjen e tyre me Kane më 17 gusht dhe do të lansojë zyrtarisht atletet e tyre të para të futbollit.
Sulmuesi anglez ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Skechers, sipas Barstool Football. Ndërkohë, Kane debutoi me atletet “misterioze” në një ndeshje miqësore kundër Shakhtar Donetsk.
Kane dëshmoi efektivitetin e tyre duke shënuar katër gola në atë ndeshje miqësore.
“Mystery Pro Player Test Boot” nga Skechers janë të disponueshme si në stilin e prerjes së ulët ashtu edhe në atë të lartë dhe kanë një çmim prej 250 euro. Edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për markën që prodhon atletet, Footy Headlines konfirmon se ato janë dizajnuar nga Skechers.
Skechers i vuri në treg vetëm 50 palë atlete dhe të gjitha ishin shitur menjëherë. /Telegrafi/