Telegrafi

Zhvillohet për herë të katërt gara për fotografinë më të mirë nga droni (Foto)

Jerome Courtial është fituesi i edicionit të katërt të Dronstagram, ku zgjidhet fotografia më e mirë e realizuar nga droni.

Imazhi i një fushe të mbjellë me livandë në Francë, ka qenë më e mira nga tetëmijë të tjera që kanë hyrë në përzgjedhje, transmeton Telegrafi.

Pos kategorive për natyrë, hapësira urbane dhe njerëz, këtë vit është shtuar edhe një tjetër e titulluar kreative.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga këto fotografi, që u realizuan nga lartësia, në vende të ndryshme. /Telegrafi/