Jerome Courtial është fituesi i edicionit të katërt të Dronstagram, ku zgjidhet fotografia më e mirë e realizuar nga droni.
Imazhi i një fushe të mbjellë me livandë në Francë, ka qenë më e mira nga tetëmijë të tjera që kanë hyrë në përzgjedhje, transmeton Telegrafi.
Pos kategorive për natyrë, hapësira urbane dhe njerëz, këtë vit është shtuar edhe një tjetër e titulluar kreative.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga këto fotografi, që u realizuan nga lartësia, në vende të ndryshme. /Telegrafi/