Në Penian të Koresë së Veriut, është filmuar një video që e tregon atë që duket të jetë një festival i birrës.
Në një godinë modeste afër lumit Taedong, gjithçka është gati që të fillojë ahengu, transmeton Telegrafi. Aty mblidhen shumë njerëz, që qeshin dhe bisedojnë teksa në sfond dëgjohet muzikë patriotike.
Kamarieret e veshura me uniformë kaltër e bardh, iu shërbejnë mysafirëve Taedonggang, që është e vetmja birrë në këtë shtet të izoluar.
Ky është festivali i parë i këtij lloji që është zhvilluar për 800 turistë dhe një numër të konsiderueshëm vendasish, ndërsa zgjatë 20 ditë.
Pors shikuesit e kanë konsideruar këtë video intriguese, si një mashtrim tjetër të qeverisë së Kim Jong-un. Ky po mendorhet të jetë një xhirim me njerëz që aktrojnë, se kinse po kënaqen dhe gjithçka është në rregull. /Telegrafi/