Site icon Telegrafi

Zhvillohet faza e tretë e dezinsektimit në komunën e Resnjës

Shtëpia e shëndetit publik në Manastir ka filluar me aksionin dyditorë të fazës së tretë të dezinsektimit në territorin e komunës së Resnjës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shtëpi shëndeti njofton se aksioni ka filluar mbrëmë dhe u zhvilluar deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Vazhdimi i aksionit do të ndodhë nga ora 20 e ditës së sotme.

Dezinsektimi në komunën e Resnjës bëhet me mbështetje buxhetore dhe program të posaçëm të këshillit të komunës së Resnjës./Telegrafi/

Exit mobile version