Telegrafi

Zhvillohet ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike Paris 2024

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku ndryshe nga ajo e hapjes e zhvilluar në lumin Sena, ajo e mbylljes u zhvillua si zakonisht në stadiumin olimpik.

Përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt kombëtar, ku për Kosovës flamurin e mbanin atletja, Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq, ndërsa për Shqipërinë ai që mbante flamurin kuqezi ishte mundësi Islam Dudaev.

Pas parakalimit të sportistëve me flamuj ishte radha e sportistëve që të hynin në fushë, ku ishte pozicionuar një skenë në formën e kontinenteve.

U krye edhe ceremonia e fikjes së flakës olimpike, ndërkohë që Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet pas 4 vitesh në Los Anxhelos, SHBA.

Flaka olimpike u fik nga sportisti francez Leon Marchand, që në këtë Olimpiadë fitoi katër medalje të arta e një të bronztë.

Një ceremoni e këndshme, me mjaft personalitete të pranishme dhe uniformat shumëngjyrëshe, ndërkohë që u bë edhe dorëzimi i stafetës nga Parisi në Los Anxhelos.

Presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet dhe presidenti i IOC, Thomas Bach mbajtën fjalimet e tyre në fund. /Telegrafi/