Telegrafi

Zhvillohet ceremonia e zgjedhjes së dhisë më të bukur (Video)

Në fshatin Ramygala në Lituani, është zhvilluar ceremonia e përvitshme ku është zgjedhur dhia më e bukur.

Mbi 100 dhi janë bërë pjesë e konkursit, ku vetëm njëra fiton titullin ‘Miss’, transmeton Telegrafi.

Kurse si më e bukura nga gjedhet e këtij lloji, është zgjedhur Demyte.

Kafsha 16-muajshe që i përket ish-veterinerit Ferdinandas Petkevicius, ka lënë të gjitha prapa përfshirë edhe dy dhi të zeza që kanë hyrë në finale.

“Kam punuar shumë, që Demyte të zgjidhet më e bukura. E vetmja gjë që nuk ka bërë, është se nuk ia kam lyer thonjtë”, ka thënë 76-vjeçari, që është pronar i dhisë. /Telegrafi/