Site icon Telegrafi

Zhvillohen aplikacionet për testime më efikase të shikimit të syrit

Bëhet fjalë për aplikacionin "Peek" (Portable Eye Examination Kit), të zhvilluar nga shkencëtarët e School of Hygiene &Tropical Medicine, të Universitetit në Strathclyde dhe Qendrës Kërkimore NHS në Glasgow.

Aplikacioni është testuar në Kenia, ku 233 persona u janë nënshtruar testimit të shikimit, ndërsa pastaj e njëjta është bërë edhe me kontrollin tradicional me testet në spital. Rezultatet treguan se aplikacioni i kontrolli të shikimit, ishte më efikas për zbulimin e anomalive, se sa nga metodat standarde për testim mjekësore.

Aplikacioni i lartpërmendur me sukses zbulon kataraktin përmes skanimit me kamerë telefoni, problemet e shikimit afër dhe larg, përmes testit të shenjave, dhe përfshin edhe testin e nervave të syrit duke përdorur dritën “flesh” të kamerës së telefonit.

Miliona njerëz në mbarë botën nuk bëjnë kontrolle të rregullta të shikimit, dhe një nga arsyet kryesore janë kostot e testimit, transmeton Koha.net. “Ky aplikacion mundëson test të shpejtë dhe të shikimit në mbarë botën", tha menaxheri i projektit Andrew Bastawrous.

Raporti i detajuar nga hulumtimi është botuar në revistën shkencore "Jama Ophthalmology". /Telegrafi/
 

Exit mobile version