Telegrafi

Zhvillo idenë tënde për biznes në Fundjavën e Ndërmarrësisë

Duke marrë parasysh se Kosova ka mbi 2 milionë banorë dhe afërsisht gjysma e tyre janë nën moshën 30 vjeçare, Kolegji Universum gjithmonë mundohet të gjejë mënyra për fuqizimin e rinisë.

Fondi Ndërkombëtar ViseGrad në partneritet me  Kolegjin Universum, Universitetin Szent Istvan (Hungari), Universitetin J. Selye (Sllovaki), Universitetin Metropolitan të Pragës (Çeki) do ofrojnë punëtori ku ju mund të zhvilloni idetë tuaja me ndihmën e ekspertëve të ndërmarrësisë si dhe të merrni informata për financimin e ideve tuaja.

Entrepreneurship Weekend ka për qëllim që të fuqizojë ekosistemin ndërmarrës në Kosovë dhe të krijojë një sinergji në mes të investitorëve për të inspiruar investimin e përbashkët në sektore të ndryshme.

Gjatë kësaj jave do ofrohen ligjërata nga profesorë, ndërmarrës vendorë dhe të huaj, ku do të mësoni të zhvilloni idetë tuaja nga hapat fillestarë e deri tek financimi i tyre.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e Entrepreneurship Weekend dhe të zhvilloni idetë tuaja për biznes, aplikoni përmes këtij linku, më së largu deri me 7 nëntor: https://goo.gl/forms/gPnXxAgPLN1KYuRE3