Kohëve të fundit, nismat për përkrahjen e ideve të reja ndërmarrëse, ide këto që do ofronin zgjidhjen e problemeve të ndryshme sociale, janë bërë të shpeshta. Kjo po ndodhë me qëllim që të rinjtë të stimulohen në aspesktin e marrjes së iniciativave ndërmarrëse, e kështu t’ju ipet edhe mundësia të jenë më të aftë e më të përgatitur për tregun e punës. Përkrahje ndaj këtyre nismave po ofron edhe institucioni më inovativ në Kosovë, Kolegji Universum.
UNICEF Innovations Lab Kosovo është duke organizuar UPSHIFT: Puntorinë me Ndikim Social, nga 15-17 dhjetor 2017, mundësi shumë e mirë kjo, për të realizuar idetë e ndërmarrësve të rinj.
Falë bashkëpunimit të ndërsjelltë, sot në Kolegjin Universum, u mbajt dita informuese për këtë puntori, nga Arbnor Zejnullahu dhe Alim Halimi, përfaqësues të UNICEF-it. Në këtë takim, u tha se përmes kësaj puntorie, pjesëmarrësit do kenë mundësi:
të mësojnë si të zhvillojnë, planifikojnë, dhe implementojnë idetë e tyre;
si të ngritin aftësitë në zgjidhjen e sfidave shoqërore në komunitetin e tyre si dhe
do kenë mundësi të fitojnë grant deri në 2,000 EUR për të realizuar idetë e tyre.
Të drejtë aplikimi kanë:
Të rinjtë e Kosovës
Të rinjtë e moshës 15 – 24 vjeç
Të rinjtë që trajtojnë temën “Teknologjia për zhvillim”
Për më shumë informata, ju lutem, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. Na ndiqni edhe në faqën tonë në facebook.
Kolegji Universum, lider në inovacion, ndërmarrësi dhe teknologji.