Ndryshimet në politikat fiskale, kanë qenë kërkesë e kamotshme e prodhuesve në përgjithësi.
Edhe pse vitin e kaluar ka pasur një ndryshim në këto politika, ai ndryshim ka qenë i limituar dhe nuk ka ndodhur tek të gjithë sektorët.
Së fundmi, Ministria e Financave ka shpalosur iniciativën për një pako të re fiskale e cila pritet të hyjë në fuqi më 2017.
Ministria e Financave thotë se kjo pako është dizajnuar me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit. /Tribuna Channel/