Telegrafi

Zhvillimet teknologjike mbledhin zyrtarët kadastral

Agjencia Kadastrale e Kosovës si institucion kompetent për kadastër,hartografi, administrim të regjistrave pronësorë dhe për monitorimin e punëve kadastrale që kryhen nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), në bashkëpunim me GIZ-në Gjermane, rrespektivisht komponentën për administrim të tokës dha kadastër të këtij institucioni, ka organizuar një takim pune me 35 Zyra Kadastrale Komunale të përfaqësuara në nivel drejtorësh të ZKK-ve, zyrtarë të regjistrimeve dhe zyrtarë të GIS-it.

Nevoja për një takim të tillë gjithëpërfshirës ka ardhur si rezultat i ndryshimeve dinamike, si teknologjike po ashtu edhe profesionale, në lëmin e kadastrës, ndryshime këto që edhe në Republikën e Kosovës kanë rezultuar me krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja kadastrale, si që janë administrimi në kohë reale dhe “online” i kadastrës, gjeoportali shtetërorë që mundëson qasje të drejtpërdrejtë në informacione gjeohapësinore përmes internetit, mirëmbajtja e sistemit të unifikuar të adresave, rindërtimi i informacioneve kadastrale në zona të ndryshme kadastrale, përfundimi i kadastrit të ndërtesave në të gjitha qyteteve e Republikës së Kosovës, etj.

Takimet janë udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha të cilin e kanë shoqëruar një ekip i madh ekspertësh ligjorë e kadastral, krejt kjo me qëllim të ofrimit të përgjigjeve në çështjet që potencialisht do të ishin tema të diskutimit.

Temë e veçantë e diskutimit në takim ka qenë edhe prezantimi i rezultateve të monitorimeve që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës i kanë ndërmarrë nëpër Zyrat Kadastrale Komunale me qëllim të njoftimit për së afërmi me sfidat e përditshme të ZKK-ve, kushteve të punës, njohuritë profesionale të personelit të ZKK, monitorimi i rrespektimit të kornizave të punës etj.

Drejtorëve u është kërkuar marrja e masave për anomalitë profesionale që janë identifikuar, ndërsa të njejtit janë informuar që një kopje e të gjeturave nga inspektimet do u përcillet edhe Kryetarëve të Komunave. /Telegrafi/