Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Siç mëson Telegrafi, mbledhja pritet të nis në orën 15:00.
Temë diskutimi sipas burimeve pritet të jetë takimi i 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë se kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar takimin e Ohrit si mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.
“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë” kishte shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/