Site icon Telegrafi

Zhvillimet politike në Shqipëri – opozita proteston, pozita mban seancë plenare

Sot pritet të mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa opozita mesazhet e saj do t’i përcjellë në protestën jashtë godinës së Parlamentit.

Në sheshet e Tiranës, janë duke u grumbulluar me qindra protestues, ndërsa policia ka bllokuar hyrjen për këmbësorët te Pedonalja, duke lejuar vetëm kalimin e automjeteve të deputetëve dhe ministrave që i drejtohen Kuvendit për seancë.

Ndryshe, në këtë seancë plenare në rend dite janë tri pika, ku vlen të theksohet prezantimi i raportit vjetor të KQZ-së nga kryetari Klement Zguri.

Gjithashtu sot do të bëjë betimin dhe deputetja më e re Amra Barova, që ka marrë mandatin e deputetit të LSI-së në qarkun e Shkodrës, duke çuar në 99 numrin e deputetëve.

Po kështu dy kandidatë të tjerë të opozitës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për marrjen e mandatit. Së bashku me dy të fundit, numri i deputetëve në Kuvend arrin në 101. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version