Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Derisa PSD, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë, raporton KP.
Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë ata, por dihet se LDK kanë deklaruar se do hyjnë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm.
Ndërsa, temë e diskutimit të tyre mund të jetë edhe shpërndarja e Kuvendit.