E plotësuar: Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është mbajtur pasi që presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
Po ashtu, sot i është konfirmuar aktakuza edhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.
Deri më tash askush nga anëtarët e kryesisë së LDK-së nuk kanë dashur të flasin para mediave, duke thënë se do të lëshojnë një komunikatë për media.
—
Zhvillimet nga Specialja, mblidhet Kryesia e LDK-së
Pas zhvillimeve të fundit në vend, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi.
Mbledhja tashmë veç ka filluar dhe po merr pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndryshe sot Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Thaçi dhe Veseli pas konfirmimit të kësaj aktakuze kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre politike. /Telegafi/