Telegrafi

Zhvillimet në vend, AAK kërkon për nesër seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit në vend.

AAK po kërkon që seanca të mbahet nesër në orën 12:00, shkruan Telegrafi.

Kjo kërkesë pritet që së shpejti t’i dorëzohet kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të nënshkruar sipas listës së bashkëngjitur, kërkojnë që Kuvendi të mblidhet në Seancë të Jashtëzakonshme për datën 06 nëntor 2020, nga ora 12:00 për të diskutuar në lidhje me zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për Presidentin Hashim Thaçi, ish Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e grupit parlamentar, deputetin e LVV-së Rexhep Selimi.

Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb”, thuhet në kërkesë. /Telegrafi/