Bastisjet në MMPHI janë duke vazhduar ende nga Krimet Ekonomike me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Pak minuta më parë në objektin e kësaj ministrie është sjellë zëvendës sekretari, Izedin Bytyqi, dhe i njëjti është shoqëruar në polici.
Mediat raportuan se të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia gjatë paradites.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.
Kujtojmë se Izedin Bytyqi është emëruar zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vitin e kaluar.
I njëjti katër vite më parë ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, nga ministri i asaj kohe, Arban Abrashi. /Telegrafi/