Site icon Telegrafi

Zhvillime dramatike në dobi të Shkëndijës, UEFA detyron Milanin që ndeshja e parë të luhet në San Siro?

Mediat italiane raportojnë se mund të ketë një kthim dramatik sa i përket orarit të zhvillimit të ndeshjes mes Shkëndijës dhe Milanit.

Ishte caktuar sipas shortit që ndeshja e parë të zhvillohet më 17 gusht në Shkup.

Në po të njëjtën ditë Vardari pret për të njëjtën fazë të playoffit të Europa Leagues skuadrën turke Fenerbahce.

Duke parë që stadiumi i Shkupit është shtëpia e Vardarit, atëherë Telegrafi raportoi se Shkëndija mund ta presë Milanin në Strumicë.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth duelit Milan vs Shkëndija

Sidoqoftë, burimet e Telegrafi Maqedoni mësojnë se Shkëndija ka dërguar një kërkesë në UEFA për ndryshim të orarit të ndeshjes në mënyrë që ndeshja të zhvillohet në Shkup dhe jo në Strumicë për shkak të numrit të tifozëve që mund të mblidhen dhe kushteve të fushës e të tjera aspekte logjistike.

Tash janë mediat italiane me në krye Sky Sport Italia që raporton me anë të gazetarit Peppe Di Stefano se mund të ketë një kthim në dëm të Milanit dhe dobi të Shkëndijës.

Sipas Sky, UEFA po shqyrton që për shkak se Vardari pret më 17 gusht Fenerbahcen të detyrojë Milanin që ndeshja e parë të zhvillohet në këtë datë në San Siro dhe ndeshja kthyese me Shkëndijën të zhvillohët më 24 gusht në Shkup.

Nëse ndodh një episod i tillë, atëherë Shkëndija do të jetë me fat, pasi mund ta vendosë një kualifikim historik ndaj shtatë herë kampionit të Evropës para tifozëve të vet të flaktë dhe shqiptarëve që do të mblidhen në përkrahje në stadiumin e Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version