Telegrafi

Zhvillim më dinamik i Firefox

Njëri prej prioriteteve për këtë vit në Mozilla është zhvillimi i përshpejtuar i Firefoxit. Ani pse versioni 4 është shtyrë nga fundi i vitit të kaluar në fillimin e këtij, deri në dhjetor do të duhej të lansoheshin versionet 5, 6 e 7.

Ani pse lansimi i katër versioneve të mëdha brenda një viti është vetëm një punë edhe aq e lehtë, në Mozilla besojnë se do të përmbushin qëllimin me rishikimin e strategjive të zhvillimit.

Përditësimet do të janë “më precize”, e do të fokusohen në disa shtojca më të mëdha në funksionalitetin e shfletuesit. Për Firefox 5 është paralajmëruar Account Manager, paraqitja grafike Simple Sharing dhe animacionet.

Në mes tjerash, deri në fund të vitit është paralajmëruar mbështetja për numër më të madh platformash. /Telegrafi/