Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë pati polemika të shumta e reagime nga më të ndryshmet.
Shumë nga njerëzit u zhgënjyen nga dështimi i festivalit në Kosovë, e nuk munguan as kritikat në drejtim të Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.
Një reagim së fundmi në lidhje me këtë e bëri edhe ish-deputeti e këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
I njëjti në një shkrim të hedhur në Facebook ka folur për anketat që janë bërë në drejtim të festivalit, ndërkohë që thekson se që 23 vjet nuk është bërë asnjëherë asnjë anketë apo ankesë për një spital të Leukemisë.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“Për gjëra të pa vlera bëjmë sondazhe e poterë veq me atakua qeverinë!
E more populli ynë, sot qenkan bërë disa anketa për atë festivalin që shkoi në Tiranë, duke bërë pyetje; se kush është fajtorë pêr dështimin e atij festivali që iku nga Kosova?!
A mundeni me i tregua dikush prej jush kësaj Kosove, se; a ka degjuar ndonjeri prej jush ndonjërë, tani e 23 vite , ose a ka parë ndonjë anketë apo kërkesë, për një SPITAL të Leukemisë në këtë Kosovë me probleme shumë?!
Mos bëni politikë me një festival ku parat e njejta shkojnë tek vllezerit tanë.
Ne e dim se, qeveria e Kosovës ka punë më të menqura se sa ai festival, këtë e dim të gjithë.
Punë e madhe që nuk ju paska lajmrua qeveria asaj kërkese!
Të quditshëm jemi ne; kërkojmë punësim e kush nuk ngritet në këmbë, e në anën tjetêr ju ka rrok zavalli i festivaleve!!
Mosni Bacit se kërkah nuk jemi, ama bash kërkah nuk jemi.
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/