Telegrafi

Largohen shitësit e luleve nga Bit Pazari, do të ndërtohen stacione të taksive

Komuna e Çairit dhe Bashkia e Shkupit në koordinim mes tyre kanë filluar zhvendosjen e shitësve të luleve nga bulevardi “Krste Misirkov”.

Shitësit ankohen se përveç që lulet nuk po shiten dhe kanë filluar të thahen, autoritetet lokale po i largojnë nga vendi i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me ankesat e shitësve të luleve, nga Bashkia e Shkupit thonë se shitësit për momentin duhet t’u përshtaten kushteve që u janë ofruar.

Shitësit e larguar nuk pajtohen me këtë zgjidhje edhe pse është e përkohshme, ndërsa paralajmërojnë se deri të shtunen do të kthehen tek vendi i tyre i vjetër para xhamisë, afër Bit Pazarit.

Ata vlerësojnë se lulet në atë pjesë vetëm se ia kanë shtuar bukurinë qytetit, ndërsa me largimin e tyre ka rënë puna edhe për shitësit brenda tregut. Ndryshe, për lokacionin e ri ata së bashku duhet të paguajnë 5000 euro për 4 muaj./Telegrafi/