Site icon Telegrafi

Zhvarrosen tre trupa në Krushë të Vogël, dyshohet për identitetin e tyre

Tre trupa janë zhvarrosur sot në Krushë të Vogël të Rahovecit, të cilët janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë banorët e Krushës, të cilët kanë treguar se EULEX-i është duke e kryer zhvarrimin, pasi besojnë se trupat që ishin varrosur nuk janë ata për të cilët është menduar.

“Dyshohet se këta trupa nuk janë të njëjtit që është dashur, atyre do të ju bëhet edhe një herë AND, sipas informative që EULEX ua ka dhënë familjarëve”, ka thënë njëri nga banorët.

“Familjarët janë shqetësuar për këtë gjë, por ata janë pajtuar të bëhet zhvarrimi, pasi këta trupa mund të jenë të ndonjë familjes që kanë persona të zhdukur – ne duhet ta çojmë procesin përpara”.

Këta trupa ishin varrosur para tri vitesh, kur mendohej se ishin identifikuar.

Klan Kosova rreth kësaj çështjeje ka kontaktuar edhe me zyrën për media në EULEX, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Exit mobile version