Site icon Telegrafi

Zhurmat misterioze që ua kanë futur qytetarëve frikën në palcë: Në këtë qytet, banorët nuk dinë çfarë është qetësia (Video)

Winsdor është një qytet në pjesën jugore të Kanadasë, në kufi me Shtetet e Bashkuara, kurse banorët  e tij – pothuajse 218 mijë prej tyre – përjetojnë çdo ditë ferrin për shkak të disa zhurmave misterioze.

Nëse jetoni në këtë qytet, këto zhurma mund t’i dëgjoni çdo ditë tash e gjashtë vite. Dhe, ky fakt po i çmend banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk e meriton një gjë të tillë”, i ka përshkruar një nga banorët e qytetit Windsor, zhurmat për të cilët ende nuk dihen se prej nga saktësisht vijnë.

Pasi që ky qytet është i vendosur në kufi, në anën tjetër të rrugës gjendet qyteti amerikan Detroit, një nga ish-qendrat industriale.

Nganjëherë janë këto “zhurma” aq të larta sa që nuk ndalen me orë të tëra, por ka raste kur nuk dëgjohen fare.

Me kalimin e viteve këto zhurma janë duke u bërë çdoherë e më të forta, ndërsa ekspertët më në fund kanë zbuluar burimin e tyre nga ishulli Zag. Bëhet fjalë për një ishull artificial në territorin amerikan, në të cilin gjenden mbetjet e një industrisë së madhe të çelikut në Detroit.

Problemi qëndron tek rojtarët e kompanisë “US Steel”, të cilët nuk lejojnë futjen e ekspertëve në këtë ishull, dhe kështu nuk po mund të konstatohet saktësisht se çfarë është duke shkaktuar zhurmat, transmeton Telegrafi.

Qytetarët e dëshpëruar të Windsorit nuk mund të llogarisin në ndihmën nga Detroiti, pasi që në qeverisjen e lumit Rhodes është edhe ishulli Zag që administrohet nga amerikanët të cilët kanë vendosur të heshtin rreth kësaj çështje.

“US Steel” është punëdhënësi më i madh i kësaj zone, që lufton papunësinë dhe varfërinë, dhe për këtë arsye askujt nuk i bie ndërmend ta dëbojë këtë pak industri që ka mbetur.

Po ashtu, kanë dështuar edhe përpjekjet e qytetarëve të zgjidhin problemin me Ministrinë kanadeze të Punëve të Jashtme, e cila ka refuzuar kërkesën e tyre për të detyruar kompaninë “US Steel” të ulet në bisedimet rreth zhurmave dhe zbulimit të shkaktarit të tyre. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version