Galeria “Qahili” organizon për herë të katërt “Zhurmën e artistëve pa kufi”, nga sot deri më 17 tetor, ku do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni.
Ngjarja zhvillohet në Prishtinë, në hapësirë të Galerisë dhe gjatë ditës në hapësira të ndryshme të qytetit të Prishtinës. Sipas organizatorëve, ky projekt ka për qëllim të prish të rutinën jo vetëm të njerëzve, por edhe të artistëve.
“Do të ofrojë një qasje tjetër rreth artit dhe kulturës, një këndvështrim më unik, gjithnjë duke pas parasysh promovimin e artit dhe kulturës si dhe integrimin e artistëve në një pjesë më të madhe të popullatës”, thuhet në njoftim.