Zhurma në vend të punës nuk e dëmton vetëm dëgjimin, por e rritë shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterinës – thonë raportet e reja nga shkencëtarët amerikanë.
Dr. Jon Howard thotë se zvogëlimi i niveleve të zhurmës në vend të punës nuk është esencial vetëm për të mos e humbur dëgjimin, por edhe për ta zvogëluar shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterinës.
Zhurma e madhe është një nga rreziqet më të zakonshme në vend të punës në SHBA, ku një në katër amerikanë raportojnë se e kanë pasur këtë problem.
Përderisa është fenomen i zakonshëm, prapëseprapë mbetet faktor rreziku i neglizhuar.
Vlen të ceket se shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterinës njihen si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve tjera. /Telegrafi/