Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Nottingham të Anglisë janë dëgjuar zëra misteriozë, që ngjanin me hungërima kafshësh.
Policia ka marrë ankesa të shumta, për zërat e pazakontë që dëgjonin në pothuajse çdo dy minuta, transmeton Telegrafi.
“Dukej sikur zhurmë e luftërave që gjëmonte dhe shuhej menjëherë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Nuk dihet se çfarë kanë qenë këto zëra që u përshkruan si mjaft të frikshme, të cilat nuk kanë dalë nga ndonjë fabrikë apo vend punishte. /Telegrafi/