Telegrafi

Zhurma “kërcënuese” e Honda Civic Type R (Video)

Pas shumë pritjeve dhe lajmeve të ndryshme, më në fund Honda e ka lansuar modelin e fundit.

Me anë të një videoje të shkurtër, ky Civic Type R i ri shfaqet i mbuluar nga tymi dhe më pas gjithçka kthjellohet, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, fuqia që ka nën kapak tregohet përmes zhurmës që lëshon, sapo të jetë ndezur me buton. Zhurma “kërcënuese” bën me dije se është shumë i shpejt dhe ka qëndrueshmëri të madhe.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon edhe shumë detaje të pjesës së jashtme të kësaj veture luksoze dhe sportive, që pritet së shpejti të del në shitje. /Telegrafi/