Telegrafi

“Zhurma e artistëve pa kufi”

Galeria Qahili organizon për herë të katërt “Zhurmën e artistëve pa kufi”, në datat 13-17 tetor. Sikur në edicionet e kaluara edhe në këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni.

Ky projekt ka për qëllim prishjen e rutinës jo vetëm të njerëzve, por edhe të artistëve. Artistët do të zhvendosin studion e tyre në hapësira të ndryshme të qytetit, me qëllim të pasurojnë jetën e qytetarëve me përvoja dhe njohuri rreth artit dhe kulturës që kanë vetë artistët pjesëmarrës.