Telegrafi

Zhuri ndryshon rrjedhën e tre lumenjve

Sipas inxhinierëve të kësaj fushe “Ky është një projekt që ka impakt shkatërrues për zonën e Kukësit. Uji shkon për ndërtimin e hidrocentralit dhe në pjesën tonë mbeten vetëm ujërat e zeza të Dragashit”, thotë një inxhinier.

Konventat ndërkombëtare ndalojnë kategorikisht devijimin në mënyrë të njëanshme të ujërave nga rrjedha e tyre natyrale dhe kushtëzojnë se kjo bëhet vetëm me marrëveshje dypalëshe. “Top Channel” është interesuar në lidhje me këtë çështje pranë të dy qeverive, por ka marrë përgjigje vetëm nga Ministria kosovare e Energjetikës.

Pala kosovare konfirmon projektin dhe bën të ditur se për këtë çështje është ngritur një grup pune me ekspertë të të dyja vendeve.

Në përgjigjen zyrtare dërguar të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës thuhet se “studimet e bëra kanë treguar që projekti i HEC-it të Zhurit ka implikime në ujërat kufitare dhe për këtë arsyeje është krijuar një grup ndërshtetëror, i cili do të studiojë dokumentacionin, si dhe do të negociojë me palën e Republikës së Shqipërisë të gjitha çështjet relevante lidhur me ndërtimin e HEC-it të Zhurit”.

Sipas qeverisë së Kosovës, grupi me ekspertë të të dyja vendeve pritet të mblidhet në fund të këtij muaji. Ndërsa tashmë është i qartë pozicioni i qeverisë së Kosovës, ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë pala shqiptare, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë çështje. /shqip/telegrafi/