Telegrafi

Zhirkov: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

“Në Chelsea gjithmonë kanë dashur ta fitojnë këtë trofe dhe për një numër arsyesh kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë ish-anësori i CSKA Moskës për Daily Mail.

“Shpresoj se me arritjen time fati i keq të ndryshohet dhe Chelsea përfundimisht ta fitojë këtë trofe”, ka thënë Zhirkov.

Edhe trajneri i ri Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur se synimi kryesor i tij për këtë sezon do të jetë Liga e Kampionëve.