Maqedonia në çfarëdo mënyre i takon familjes së popujve evropian. Për këtë shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike dhe të vendosin me pjekuri, guxim dhe përgjegjësi dhe për gjeneratat e ardhshme, tha kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Dejan Zhidan, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia në mënyrë historike, kulturore dhe gjeografikisht i takon familjes së popujve evropian, BE dhe NATO kush janë grantet bazë të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit e vlerave të përbashkëta të popujve. Anëtarësimi në të mundëson pakufi mundësi për zhvillim të mirë dhe të shpejtë të ekonomisë dhe kushte më të mirë për jetesë në të gjitha fushat”, tha Zhidan.
Ai tha se Sllovenia se Maqedoninë e shikon si mike të mirë dhe, siç tha ai, do të gëzohemi kur do të punojmë në kuadër të BE-së.
“Maqedonasit do t’i quajmë maqedonas, do të ruhet gjuha maqedonase, në organizatat ndërkombëtare vendi nuk do të quhet IRJM, ndërsa e rëndësishme është se gjuha maqedonase dhe sllovene do të jenë të barabarta dhe gjuhë zyrtare e BEs-së”, tha Zhidan./Telegrafi/