Site icon Telegrafi

‘I zhgënjyer nga lajmet e mediave britanike’, ambasadori: Shqipëria një vend i bukur

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alaistair King-Smith është shprehur i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, që i cilësojnë emigantët e paligjshëm shqiptarë si kriminelë.

Gjatë konferencës që u mbajt në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë, Diplomati King-Smith u shpreh i keq ardhur për etiketimet që i kanë bërë vendit tonë duke theksuar se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.

“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani.

Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, theksoi ai.

Raportimet e mediave britanike për emigranët shqiptar që kalojnë me gomone përmes kanalit të La Manshit drejt Britanisë së Madhe kanë nxitur një retorikë të ashpër të kryeministrit Rama ndaj autoriteteve britanike, gjuhë e cilë është kritikuar dhe cilësuar nga opozita si provokative. /Euronews Albania/

Exit mobile version