Telegrafi

Zhgënjimi i Kosovës në basketboll, Krasniqi mendon largimin

Edhe pse kishin pretenduar që do të jenë befasia e këtyre kualifikimeve, Kosova u desh të pajtohet me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Trajneri i Kosovës, Arben Krasniqi, nuk ka vendosur nëse do të largohet apo jo pasi ka kontratë edhe një muaj.

“Nuk kemi mundur të arrijmë fitoren që kemi dëshiruar. Kemi qenë të hendikepuar pasi Berisha ka luajtur i lënduar. Jemi munduar të rikthehemi, por nuk kishim fat”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Ndërsa, i pyetur se a do të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, Krasniqi theksoi se kontrata i skadon në tetor dhe është i interesuar të pushoj njëherë.

“Jam lodhur shumë dhe më ka përfunduar kontrata pasi kishim deri në tetor. Është ende herët të flasim për ta vazhduar kontratën, por fillimisht dua të pushojë njëherë”, përfundoi ish-trajneri i Prishtinës.