Site icon Telegrafi

Zhgënjim për francezin pasi përpjekja për rreth tetë vjet për kullën e Eiffel-it më të lartë me fije çibriti “i shkoi në ujë”

Një francez filloi të gëzohej teksa po arrinte të ndërtonte skulpturën më të lartë me fije çibriti, por zyrtarët e rekordeve botërore mund të kenë bërë që ëndrra e tij të mos realizohet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Richard Plaud tha se ai kaloi tetë vjet duke krijuar një model të Kullës Eiffel duke përdorur 706,900 fije çibriti – rreth 7.19 metra të lartë.

Megjithatë, Libri i Rekordeve Botërore Guinness tha se ai përdori llojin e gabuar të fijeve, duke e skualifikuar Plaud nga mundësia e thyerjes së rekordit.

Plaud, një punonjës këshilli për një autoritet lokal, tha se Guinness i tha atij se për shkak se fijet e tilla nuk ishin në treg, përpjekja e tij do të skualifikohej.

“Gjyqtarët e librit Guinness kanë dhënë verdiktin e tyre…”, shkroi Plaud në frëngjisht në faqen e tij në Facebook. “Zhgënjim i madh, zhgënjim dhe moskuptim”.

Mbajtësi aktual i rekordeve është Toufic Daher, nga Libani, i cili bëri një Kullë Eiffel me fije çibriti që arriti 6.53 metra të gjatë në vitin 2009. /Telegrafi/

Exit mobile version