Site icon Telegrafi

Zhgënjen Vitese e Rashicës

Milot Rashica kishte një mundësi të mirë për të marrë vendin e tretë, të paktë përkohësisht, por Vitesse ka gabuar rëndë, në sfidën e sotme kundër Vilem II.

Kundër një rivali që nuk fitonte prej kohësh dhe është pranë zonës së ftohtë, Vitesse ndoshta e kishte marrë lehtë sfidën dhe u ndëshkua, duke humbur 1-0 në shtëpi.

Goli vendimtar u shënua pas një ore lojë, ndërkohë që Vitesse luajti dobët dhe shumë rrallë krijoi situata të rrezikshme te porta kundërshtare, transmeton Sportal.al.

Rashica si zakonisht u mundua shumë në krahun e tij, por nuk ishte në një ditë të mbarë, ashtu si gjithë skuadra.

Anësori ofensiv i Shqipërisë U21 u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 49-të, duke treguar shenja nervozizmi për lojën që nuk po ecte aspak si zakonisht.

Exit mobile version