Telegrafi

Zhgënjen Ramos: Betis 2-1 Real Madrid, notat e lojtarëve

Betis vs Real Madrid (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Real Betisi ka fituar 2-1 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Golat për vendasit i shënuan Sidnei dhe Cristian Tello, derisa golin e vetëm për Los Blancos e realizoi Karim Benzema.

Betisi ishte skuadër më emirë në fushë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.82, gjersa Real Madridi u vlerësua me 6.44.

Betis vs Real Madrid (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim doli të ishte mbrojtësi Sidnei që shënoi golin e parë të takimit dhe u notua me 7.9.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide ishte kapiteni i madrilenëve Sergio Ramos që mori vlerësimin 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Betisit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)