Telegrafi

Zhgënjen Juventusi, ndalet nga Bologna

Juventusi i ka ndarë pikët me Bologna nën duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Riccardo Orsolini, që u shënua prej pikës së bardhë.

Në minutën e 31-të, Zonja e Vjetër pati shansin që t’i barazonte shifrat, mirëpo nga penalltia dështoi Akradiuz Milik.

Me golin e vetëm përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u pa një angazhim ëm i madh nga Binaconerët.

Milik e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 61-të, duke barazuar shifrat në 1-1, duke i dhënë më shumë motiv skuadrës së tij.

Mirëpo, kjo ishte e gjitha nga Juventusi, duke bërë që ata të merrnin vetëm një pikë në këtë takim.

Pas javës së 32-të, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të do të kenë punë me Leccen. /Telegrafi/