Brunley dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e 27-të në Ligën Premier, pasi përfundoi 1-1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Pierre-Emerick Aubameyang që u asistua nga Willian.
Por, skuadra londineze nuk arriti të mbante epërsinë, shkaku i një gabimi në mbrojtje.
AUBAAAAA! ⚡️
🍷 0-1 🔵 (6)#BURARS pic.twitter.com/v6MlLjevQF
— Arsenal (@Arsenal) March 6, 2021
Granit Xhaka duke tentuar të largonte topin, goditi gabimisht Chris Woodin, që shënoi në portën e Bern Leno në minutën e 30-të.
Në 45 minutat e dytë, Arsenali tentoi të rikthente epërsinë, mirëpo vendasit ishin mjaftë të organizuar.
Level at the interval.
🍷 1-1 🔵 (HT)#BURARS
— Arsenal (@Arsenal) March 6, 2021
Bukayo Saka në minutën e 55-të tentoi me një goditje të fortë të shënonte, por ajo u bllokua nga mbrojtësi i Burnleyt.
Më pas vendasit rrezikuan me anë të Erik Pieters (79’), mirëpo Leno bëri një pritje të sigurt.
77' Both sides pushing for a winning goal, as the clock ticks down. 1-1
🎙️- https://t.co/R0gUwYlt3N#BURARS | #UTC pic.twitter.com/dZMyhZZW25
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) March 6, 2021
Pas javës së 27-të, Arsenali gjendet në vendin e dhjetë me 38 pikë, gjersa në javën e 28-të do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/