Site icon Telegrafi

Zhgënjejnë në Kampionatin Evropian të xhudos

Tri xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë eliminuar shumë herët, qysh në fazën e grupeve.

Majlinda, e cila shihej si favorite absolute për ta fituar këtë eveniment në kategorinë 52 kilogramë, zhgënjeu duke u mposhtur në rrethin e tretë nga italiania Odette Giuffrida. Xhiron e parë 22 vjeçarja e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytën ishte më e mirë se polakja Zuzanna Paëlikoëska.

Në të njëjtën kategori, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi u eliminua në xhiron e parë nga italiania Elena Moretti.

Kurse, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova u eliminua në xhiron e dytë. Në të parën, xhudistja pejane ishte më e mirë se italiania Alessia Regis, ndërsa në të dytën u mposht nga portugezja Telma Monteiro, raporton Expres.

Kështu, xhudo kosovare mbeti pa medalje në një kompeticion të rëndësishëm siç është Europiani për seniorë, ku nuk kishte arritur asnjëherë suksese të theksuara. /Telegrafi/ 

Exit mobile version