Zhgënjehet me Range Rover, e lë para lokalit ku e bleu dhe kërcënon se do ta djeg (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Dev Bath është zhgënjyer aq shumë me makinën Range Rover, sa që ka vënë shënime mbi të dhe e ka lënë në shenjë proteste para lokalit që ndodhet në qendër të Londrës.
Pronarit 31-vjeçar të makinës britanike, nuk po i pëlqen që në të shumtën e rasteve duhet ta vozisë nën 90 kilometra në orë, transmeton Telegrafi. Madje, ai e gjykon kompaninë ku e bleu për 82 mijë euro, për mashtrim dhe fshehje të së vërtetës.
“Mos blini nga Range Rover. Ata më kanë grabitur, duke ma shitur këtë mbeturinë” dhe “vetura është qëllimisht e papërshtatshme, kompanisë nuk i intereson” janë mbishkrimet e vendosura në dritare.
Madje, ai thotë se zyrtarët e kompanisë i kanë kërkuar ta largojë nga rruga që frekuentohet shumë, por se nuk ka pranuar.
Nëse nuk i kompensohet ajo, ai thotë se do ta djeg dhe të gjithë do ta shohin se është veturë e keqe. /Telegrafi/