Telegrafi

Zhgënjehen tifozët e Manchester United nga reagimi i fundit i Sheikh Jassim

Kampi i Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani i ka cilësuar pretendimet se ata kanë qenë të suksesshëm në garën për të blerë Manchester Unitedin si ‘spekulime të pastra’.

Emiri i Katarit, i cili ka qenë duke luftuar me Sir Jim Ratcliffe dhe të tjerët për tetë muaj, këmbëngul që ata të mbeten në një ‘model mbajtës’ pasi pronarët aktualë familja Glazer vendos për një ofertues të preferuar, një zgjedhje që pritet të të bëhet këtë javë. Përgjigja e Sheikh Jassim vjen pas raportimeve të bujshme nga Katari të hënën, të cilat pretendonin se ai kishte mposhtur pronarin e INEOS dhe tifozit e vjetër të Djjave të Kuq Ratcliffe dhe kishte marrë miratimin nga Glazers.

Kryetari i bankës Islamike të Katarit, Sheikh Jassim u përgëzua nga një biznesmen nga Katari pas pretendimeve të së hënës nga Al-Watan.

Lexo po ashtu Blerja e Man Utd nga Sheikh Jassim është e pashmangshme, miliarderi nga Katari thuhet se ka fituar garën

Megjithatë, më pak se 12 orë pas publikimit të lajmit, Shoqata e Shtypit raportoi se kampi i Sheik Jassim është ende në pritje të një përgjigje nga Glazers.

Duke punuar së bashku me bankën tregtare amerikane Raine, e cila ka mbikëqyrur procesin e shitjes që kur United u hodh në treg në nëntor, familja amerikane po mendon për oferta të ndryshme fitimprurëse përpara se të zgjedhë një ofertues të preferuar. Kuptohet se Glazers do të kërkonin 7.5 miliardë euro për të shitur klubin.

Sheikh Jassim ka paraqitur synimin e tij për një blerje 100 për qind pa borxhe, ndërsa Ratcliffe ka plane të tjera. /Telegrafi/