Activision Blizzard ka shtyrë edhe një herë Diablo IV dhe Overwatch 2 – video-lojërat që lojtarët mezi i prisnin.
Kompania e njohur e video-lojërave është në fazën e rindërtimit të menaxhmentit dhe fuqisë punëtore, që është një nga arsyet që ka ndikuar në shtyrjen e re të lojërave të njohura.
U vendos që të vazhdohet puna për zhvillimin e titujve të përmendur, për të arritur potencialin e tyre maksimal. Kjo lëvizje do të zhgënjejë sërish popullatën e lojërave, e cila prej vitesh pret dy lojëra.
Megjithëse as Diablo IV dhe as Overwatch 2 nuk kishin një datë specifike të lëshimit, Blizzard ka treguar kryesisht se lojërat mund të lansohen gjatë vitit 2022. Zhvillimet e reja sugjerojnë se mund të mos ndodhë para vitit 2023.
Diablo IV dhe Overwatch 2 u njoftuan në vitin 2019, gjatë ngjarjes Blizzcon, kur lojërat ishin në fazat e hershme të zhvillimit.
Parashikimet e para sugjeronin se ato mund të shfaqen gjatë vitit 2021, por padyshim që nuk ndodhi. /Telegrafi/