Telegrafi

Komuna Qendër: Trajanovski menjëherë ta largojë vendimin për ndërtimet në bregun e lumit Vardar

Komuna Qendër e cila është nën udhëheqjen e Andrej Zhernovski nga LSDM, ka lëshuar një kumtesë në lidhje me punimet që po realizohen në shëtitoren e vjetër pranë bregut të lumit Vardar, në të cilën kërkon nga kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, menjëherë të tërheq vendimin për punimet. Nga Komuna Qendër thonë se Bashkia e Shkupit dhe OBRM-PDUKM-ja po tentojnë t’i shkelin ligjet dhe të manipulojnë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Me protesta dhe “mur të gjallë” do të mbrohet bregu i lumit Vardar (Foto)

“Bashkia e Shkupit nën ingerencat e së cilës është bregu, sollën vendim joligjor për të uzurpuar shëtitoren dhe të bëhet rrugë servisore, që sipas planit urbanistik të detajuar nuk ekziston askund. Gënjeshtër është ajo se do të jetë përsëri shëtitore”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Komunës Qendër./Telegrafi/

Lexo po ashtu Bashkia e Shkupit: Jemi të detyruar me ligj të japim leje për ndërtimet në bregun e lumit Vardar