Telegrafi

Zhernovski – Timonier: Kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike të plotësohen

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernoski, priti në takim ambasadorin francez në Shkup, Christian Timonier, me të cilin kanë biseduar për çështjet zgjedhore dhe paszgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit folën edhe për rolin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe për plotësimin e kushteve të patjetërsueshme që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike.

Zhernovski dhe Timonier kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet Qeveri – Komuna Qendër, si edhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta komunale me vetëqeverisjet lokale në Francë./Telegrafi/