Site icon Telegrafi

Zhernovski thërret në mbledhje drejtorët e shkollave ku u bë thirrje kundër gjuhës shqipe

Kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovski, i ka ftuar në mbledhje drejtorët e shkollave që janë pjesë e territorit të kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Telma, ata do të diskutojnë rreth zhvillimeve të shkrimeve provokuese dhe politike që janë paraqitur në disa shkolla, si dhe për thirrjet që nxënësit t’i kundërvihen zbatimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në mësim.

Zhernovski ka diskutuar sot edhe me MPB-në në lidhje me shfaqjen e një parulle ”Gjobë në para prej 5000 euro për atë që nuk di gjuhë shqipe”.

Në disa shkolla ka patur edhe thirrje për bojkot të procesit mësimor dhe të protestohet kundër votimit të Ligjit për gjuhën shqipe.

Exit mobile version