Telegrafi

Zhernovski: Të rinjtë mund të shkojnë tek shtetet anëtare të BE-së për aktivitete për vullnetarizëm

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në rrjetin e tij social tha se me ratifikimin e djeshëm të Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në ‘Konkursin evropian të solidaritetit’. të rinjtë e vendit tonë do të mund të aplikojnë në projekte në Agjencinë Shtetërore për Programe arsimore dhe Mobilitet.

“Të rinjtë e prej moshës 18-30 vjeçare kanë mundësi të shkojnë tek shtetet anëtare të BE-së për aktivitete për vullnetarizëm që mund të zgjasë prej 2 deri 12 muaj. Dua të theksoj se shpenzimet për akomodim, ushqim, sigurim shëndetësor, shpenzime rrugore dhe shpenzime për vizë mbulohen me grantin e ‘Konkursit evropian të solidaritetit’, shkruan Zhernovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se secili vullnetar do të ketë edhe para shtesë që është caktuar nga Komisioni Evropian.

“Nëse bëhet fjalë për person me nevoja të posaçme, ndahen edhe fonde shtesë për mbulimin e shpenzimeve për personin që do ta shoqërojë”, sqaron Zhernovski./Telegrafi/